Kjo është përgjigja e Këshillin Federal për kërkesën e SVP-së për zbatimin e iniciativës për dëbimin e të huajve . Qeveria dhe Parlamenti refuzojnë zbatimi e iniciativës për dëbimin e kriminelëve të huaj .
Pranimi do të çojë në pasiguri shtesë në marrëdhëniet dypalëshe me BE-në, thuhet në qëndrimin e Këshillit Federal të Zvicrës.
Iniciativa për dëbimin e të huajve të dënuar ishte miratuar në vitin 2010.
Ndërsa më 28 shkurt, zviceranët do të votojnë për zbatimin e iniciativës për dëbimin e të huajve të dënuar.
Kundërshtimin e saj ndaj «Iniciativës për jetësimin e inciativës kundër të huajve kriminelë» qeveria e ka shprehur sot në një konferencë për shtyp, të mbajtur në Bernë.
Ministrja e drejtësisë dhe presidentja në detyrë e federatës, Simonetta Sommaruga ka folur gjerësisht duke shpalosur argumentet kundër iniciativës. Ajo veç tjerash ka thënë se iniciativa përçmon të huajt dhe i klasifkon ata si njerëz të një kategorie më të ulët.
Iniciativa për dëbimin e të huajve kriminelë tashmë është duke u zbatuar (është futur në ligj) dhe përkundër kësaj po kërkohet ashpërsim i saj. Ndërsa kundër ligjit të ri nuk është paralajmëruar referendum, ka thënë ajo.
Këshilli Federal është po ashtu kundër automatizmit strikt që kërkon iniciativa. Ajo (iniciativa) nuk e merr fare parasysh peshën e veprës penale dhe as rrethanat në të cilat është kryer ajo vepër, për të cilën autori duhet të dëbohet nga Zvicra.