2015-a ishte viti i frangt të fortë. Valuta e fortë kishte ndikuar veçanërisht në tregun e punës. Kështu shumë kompani hoqen dorë nga rritja e pagave apo edhe krijimi i vendeve të reja. Tani, megjithatë, parashikimet janë optimiste. Pavarësisht frangut të fortë, do të hapen në vitin 2016 vende të reja pune.
Shumica e vendeve të reja të punës janë paralajmëruar në farmaceutikë, teknologji mjekësore, inxhinieri precize dhe në logjistikë.
Profesionistët janë më shumë se kurrë të kërkuar, specialistët e tillë si inxhinierë, specialistë të IT, teknikë dhe në inxhinieri mekanike.
Megjithatë, e ardhmja nuk do të jetë e mirë për gjithë tregun e punës.
Sipas studimit të faqes Personnel, do të ketë më shumë vende të punës së përkohshme si dhe rekrutim të personelit të ri, por jo edhe punë të përhershme.
“Puna e përkohshme është e pasigurt, punonjësit e përkohshëm shpesh kanë paga më të ulëta dhe kushte më të këqija të punës se sa punëtorët e përhershëm, për shembull, në rast sëmundjeje ose gjatë punës”, tha Pepo Hofstetter nga UNIA për 20 minuta.