Zvicra për herë të parë ka publikuar një listë të llogarive të “fjetura“ duke i dhënë një shans pronarëve të tyre për ti kërkuar fondet në bankat zvicerane.
Lista e publikuar në faqen e internetit: www.dormantaccounts.ch, përmban emrat të individëve dhe kompanive të cilët nuk kanë bërë asnjë lëvizje në 60 vitet e fundit.
Lista ka mbi 2500 emra, tha shoqata e bankave zvicerane, pëecjell albinfo.ch.
Vlera e përgjithshme e aseteve të këtyre llogarive është 44 milionë franga zvicerane ose 41 milionë euro.
Pretendentët e llogarive ne fjalë do të duhet për një vit të deklarojnë se ata zotërojnë këto mjete duke verifikuar se janë trashëgimtarët e tyre. Nëse kjo nuk ndodh ata do ti dorëzohen shtetit zviceran.