Ministri i ri i Qeverisë së Zvicrës, Guy Parmelin nga SVP ka marrë pozitën e kolegut në Këshillin Federal nga e njëjta parti, Ueli Maurer, i cili e kishte udhëhequr këtë resor që nga viti 2009.
Parmelin do të drejtojë me resorin e mbrojtjes (VBS), ndërsa Ueli Maurer me resorin e financave.
Ministrat e mbetur ruajnë departamentet e tyre të mëparshme.
Departamenti i Financave do të udhëhiqet deri në fund të vitit nga këshilltarja federale, Eveline Widmer-Schlumpf, e cila kishte dhënë dorëheqje.