Një zënkë në mes të shokëve në afërsi të diskotekës së njohur shqiptare «Rinora» në Rümlang të Cyrihut ka për pëfunduar me një të lënduar rëndë.
Pak pas orës 3 të pas mesnatës në mes të të shtunës dhe të dielës katër meshkuj të rinj kanë dalë nga lokali i njohur i argëtimit në Rümlang. Siç bën të ditur policia e Kantonit të Cyrihut, për arsye ende të panjohura ata kanë nisur një fjalosje e cila ka marrë përmasa të konfliktit fizik, transmeton albinfo.ch lajmin e landbote.ch.
Gjatë kësaj zënke njëri nga të përfshirët një 20 vjeçar me prejardhje nga Kosova ka marrë plagë të rënda në kokë. Vëllai i tij 23 vjeçar ka pësuar lëndeime më të lehta. ndërkohë që i plagosuri rëndë është bartur në spital me një autoambulancë, është arritur të kapen edhe dy sulmuesit, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për dy vüellezër të moshës 20 respektivisht 23 vjeçare.
t.