Policia zvicerane ka arrestuar një deputet të Parlamentit Evropian të Republikës Çeke dhe 3 shtetas të Sllovakisë, të cilët kanë bërë përpjekje për të tërhequr 350 milionë euro nga një bankë në Cyrih duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke, Milan Honavec ka konfirmuar arrestimin e katër personave të përfshirë Miroslav Ransdorf, një anëtar i partisë komuniste të Çekisë.
Një zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke,tha se autoritetet zvicerane kanë informuar ambasadorin çek, se Ransdorf është lëshuar nga paraburgimi.