Siç njofton komunikata, duke iu falënderuar Austrisë për mbështetjen tradicionale të rrugës evropiane të Kosovës, ministri Reka i kërkoi ministres Edtstadler që si shtet mik i Kosovës, t’i bindë shtetet e pakta hezituese për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, si në prag të Samitit të Zagrebit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe gjatë samitit të rregullt të Këshillit Evropian në qershor 2020.
Nga ana e saj, ministrja Edstadaler rikonfirmoi përkrahjen austriake për Kosovën në procesin integrues dhe në veçanti për liberalizimin e vizave.
Ajo tha se ka progres në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ministrja Edtstadler tha se Kosova do ta ketë mbështetjen e Austrisë në këtë proces. Ajo theksoi se Programi qeveritar i Austrisë mbështet tutje përpjekjet për arritjen e liberalizimit të vizave, sa më shpejt që të jetë e mundur.